6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

A u mjekua Konjufca në QKUK? – Reagon këshilltari i tij

- Advertisement -

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca për një kohë nuk do ta drejtoj Kuvendin e Kosovës. Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila njoftoi se Konjufca dje në mbrëmje ka pasur një lëndim fizik.

Ajo tha se e ka lënduar këmbën dhe me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.

Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë ne vendin e tij të punës ka pas një lëndim fizik mbrëmë. Do të jetë në pushim shëndetësor me rekomandim të mjekut për shkak të rikuperimit të këmbës”, tha Kusari- Lila.

Se a është trajtuar Konjufca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk dihet saktë.

Burime të KlanKosovës nga QKUK ka thënë se Kryetari i Kuvendit nuk ka shkuar për trajtim mjekësor atje.

Por, këtë lajm e përgënjeshtroi këshilltari i Konjufcës.

Përmes një postimi në Facebook, Ilir Kërçeli tha se Konjufca është ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Kryetari Konjufca është trajtuar në QKUK dhe me këtë rast falenderojmë stafin e mrekullueshëm të doktorëve”, shkroi Kërçeli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit