I ftuar në “DPT te Fidani”, hoxhë Fadil Musliu ka treguar nëse agjërimi i shlyen mëkatet.
Siç shpjegon ai, njëri nga objektivat final të agjërimit është pastrimi shpirtëror dhe ai fizik.
“Njëri prej objektivave finale të agjërimit është se agjërimi është muaj ku pastrohet besimtari jo veç në anën fizike por edhe shpirtërore. Ai i cili agjëron Ramazanin të tërin me besim në zot, dhe llogaritë shpërblime te zoti as që duhet me llogaritë a falen gjynahet, por gjynahet në raport me zotin në raport me njerëzit duhet njerëzit me fal”, tha Musliu, transmeton Klankosova.tv
Tutje, ai ka qartësuar edhe mëdyshjet sa i përket ditëve të agjërimit, duke shpjeguar se pse është menduar se Ramazani zgjat tre ditë.
“Allahu i madhëruar nuk i përmend ditët fare, por thotë kush e arrin këtë muaj le ta agjërojë këtë, as nuk përmend tre, as 30 as 29-të. Ky Ramazan që lam pas nuk i ka pasë as 30 as 3, por 29. Disa të tjerë kanë dashtë fëmijëve me ia lehtësu iu kanë thanë tre ditë, por është 30”, tha Musliu, transmeton Klankosova.tv