Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, shpeshherë shënjestroi liderët shqiptarë, madje marrëdhënie shumë të acaruara pati gjatë katër viteve mandat me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Sharjet e shefes së diplomacisë në drejtim të Ramës u panë shumicën e herëve si amatoreske.
Por, sipas gazetarit Ardian Gaxherri, qasja e ministres Gërvalla, e cila nuk ka zhvilluar as takime të rëndësishme me homologun shqiptar, është një reflektim i politikës së kryeministrit Albin Kurti, ku inatet personale dhe ambiciet për dominim kanë ndikuar negativisht në bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Duke pasur parasysh që Shqipëria është tashmë pjesë e NATO-s dhe po hyn në Bashkimin Evropian, ajo ka zbritur nga qielli për t’i ndihmuar Kosovës”.
Ne e kemi një shtet të gatshëm, me vullnet, burime dhe kapacitete, për ta shtyrë përpara agjendën tonë drejt integrimit evropian”.
“Stepja dhe inatet personale për atë se kush është bajraktari apo prijësi vijnë nga politika e Kurtit, por vartësja e tij, Donika Gërvalla, nuk bën asnjë hap të kundërt”, u shpreh Gërxhaliu në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për të dëgjuar deklaratat e plota nga të ftuarit në studio, ndiqeni videon në vijim;