Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka folur lidhur me skandalin e shpërfaqur nga Debat Plus në RTV Dukagjini në sektorin energjetik në vend.
Ai është pyetur se a do ta shkarkonte Bordin e ZRRE-së nëse do të bëhej kryeministër i vendit.
“Për me u shkarkua Bordi i ZRRE-së, duhet me i pas faktet dhe çdo vendim duhet me qenë mbi bazën e fakteve dhe, normalisht, duke i respektuar procedurat. Dhe dihet kush i ka procedurat, a Qeveria, a Kuvendi, dhe secili mbrenda kompetencave të veta duhet të veprojë. Qeveria, sigurisht që ka ndikim në Kuvend – se mos me pas shumicën në Kuvend, s’ish në qeveri – por duhet me i ditë faktet, procedurat, kompetencat: cilat janë të Kuvendit, cilat janë të Qeverisë.”
“Te ZRRE-ja, Qeveria i ka kompetencat tjetër fare, Kuvendi i ka kompetencat tjera fare. Prandaj, nëse unë jam kryeministër, çka kisha bë ose duhet me bë: jam i sigurt që duhet me i rikooperu raportet me SHBA-të, duhet me i bë veprimet e nevojshme që me u heq sanksionet ndaj Kosovës dhe me u hap perspektiva e Kosovës në BE…”, ka thënë ai ndër të tjera.