Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit.
Burimet i kanë thënë Nacionales se Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë.
Plani ishte të shkohet me emrin e Konjufcës, siç raportoi dje Nacionale, por ai nuk pranoi të jetë pjesë e kandidaturave.
Nacionale ka mësuar se VV-ja po e diskuton kandidimin e Andin Hotit për president të Kosovës.
Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim nga Hoti për këtë çështje, por kontakti me ministrin aktul ka qenë i pamundur.
Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, duke dhënë një prononcim për takimin mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështje të presidentit, tha se si parti “do të bëjmë gjithçka” për të mos shkuar në zgjedhje të reja.
“Takimet janë intensive me të gjitha palët. Natyrisht zoti Abdixhiku është kryetar i një partie me 15 deputetë andaj diskutimet janë të vazhdueshme me të gjitha palët, që do të mund të kontribuonin për t’i shmangur zgjedhjet”, ka thënë ajo
Nagavci po ashtu shtoi se “do të bëjnë gjithçka brenda kompetencave për të shmangur edhe një palë zgjedhje”.
Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së grupit të tyre parlamentar tha se deri më tash nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për President të Kosovës.
Besian Mustafa, zëdhënës i subjektit, tha se si parti kanë ofruar dy mundësi: ose zgjedhje të një figure me pajtim të përgjithshëm ndërpartiak ose përmes një marrëveshke politike LDK – VV.
Por, deri tash, asnjëra nga këto nuk ka qenë rasti.
Për atë që Nacionale ka raportuar se Albin Kurtit pritet të propozojë Glauk Konjufcën për President, ai tha se LDK nuk është në dijeni deri më tash që një kandidaturë e tillë është proceduar edhe me nënshkrime.
“Nuk është problem hezitimi për Osmanin, por s’kemi asnjë kandidaturë. Duhen 30 nënshkrim,e vetme LDK s’mund të bëjë 30 nënhkrime. Ata VV mund të propozojnë dy emra e deri tash asnjë,” tha Mustafa






