16.9 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

A qëndroi Kurti jashtëligjshëm në objektin e Qeverisë këtë të mërkurë?

- Advertisement -

Në seancën konstituive shkoi, pasi i kishte dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ani se edhe ky nuk e mban pozitën, se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Kurse, menjëherë pas dështimit të saj shkoi në zyrën e tij.

Megjithatë, pati shumë dilema nëse i njëjti ka të drejtë ta bëjë këtë në bazë të ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se veprimi dhe letra e Kurtit nuk përbën akt të dorëheqjes.

“Nuk përbën akt të dorëheqjes, për arsyeje që dorëheqja nuk duhet të lejoj hapësirë për interpretim, dorëhiqja duhet të ipët ose të ipët, e mandej të vazhdohet e të procedohet tutje, këtu kemi një situatë ku një individ nuk ka të drejtë për të qenë edhe kryeministër në detyrë edhe që është zgjedhur nga legjislatura e VIII-të dhe të jetë deputet në legjislaturën e IX-të”, ka deklaruar ai.

Kolshi kritikon edhe mbajtjen e sotme të mbledhjes, duke thënë se nuk është e ligjshme.

“Qëndrimi i tij, sot në zyrë nëse veç dje konsiderohet si letër e dorëheqjes që është proklamuar është  një qëndrim I jashtëligjshëm dhe që nuk përkon me të drejtën dhe rendin kushtetues”, ka theksuar ai.

Sipas nenit 28, mandati i Qeverisë përfundon me shpërndarjen e Kuvendit, prandaj ekzekutivi po insiston se nuk ka qenë e nevojshme formalisht dorëheqja e tyre, meqenëse ata që nga 23 marsi janë vetëm Qeveri në detyrë.

Të ngjashme

Të fundit