26 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

A pritet të lirohen Thaçi dhe tjerët nëse rrëzohet aktakuza e ZPS-së? (Video)

- Advertisement -

Të hënën pritet të mbahet një seancë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Aty, mbrojtja e ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve pritet të paraqesë mocionin për rrëzimin e disa prej pikave të aktakuzës.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Specialja, ku në një përgjigje për tëvë1, thanë se janë në pritje të kësaj kërkesë të avokatëve.

“Pas paraqitjes së mocionit, Prokuroria e Specializuar do të ketë 30 ditë kohë për t’iu përgjigjur me shkrim mocionit. Vetëm pas kësaj do të vendosë Trupi Gjykues. Meqenëse ne nuk e dimë ende se cilat akuza do të kundërshtohen nga Mbrojtja në mocion ose si do të vendosin gjyqtarët, nuk është e mundur të spekulohet se cilat akuza mund të shkarkohen ose si mund të ndikojë kjo në paraburgimin.”, thuhet në Grafikë

Sipas avokatit të licencuar nga kjo Gjykatë, Kadri Osaj për të gjithë të akuzuarit ka bazë ligjore për t’u liruar nga paraburgimi.

“Ngase asnjëri prej dëshmitarëve nuk ka mundur me dëshmu se Thaçi dhe të akuzuarit tjerë kanë qenë të involvuar në kryerjen e veprave penale të pretenduara nga ana e Prokurorisë. Gjithashtu edhe provat të cilat janë administruar deri më tani nuk kanë jep asnjë dëshmi konkrete relevante për involvimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave penale”, ka thënë Osaj.

Një lirim të tyre e presin edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës, nga ku thonë se janë optimist që aktakuza ndaj tyre do të rrëzohet.

“Nëse do të vendoset drejtësi për luftarët tonë, nëse kjo Gjykatë do të promovojë drejtësi, do të kryejë punën e vetë për drejtësi. Por në qoftë se kjo Gjykatë ka me bë punën qysh ne jemi duke e menduar dhe qysh ne e kemi thënë disa herë që është duke rrëshqitë në aspektin politik, është duke provuar me u politizu kjo Gjykatë atëherë ne frikësohemi se Gjykata do t’i merr parasysh këto prova e të shohim më pas procesin në fund, por megjithatë nëse do të ekziston diku drejtësia këto prova janë të pamjaftueshme për me vazhdu tutje”, ka thënë Syla

Ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë në Hagë nga nëntori i vitit 2020. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit