Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka treguar se Arben Vitia nuk ka pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga kryetari Përparim Rama për të qenë drejtor i Shëndetësisë në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro
Ai ka thënë se këtë Rama e ka bërë për shoë mediatik dhe se në subjektin e tyre nuk ka arritur asnjë ofertë e tillë.
“Atë deklaratë z.Rama e ka bërë më tepër për shoë mediatik. LVV-ja e ka një adresë të saktë. Është subjekti më i madh në kryeqytet dhe subjekti më i madh në vend dhe me aq sa kam njohuri unë si shef i grupit të asamblistëve, në adresën tonë nuk ka arritur asnjë ofertë nga z.Rama”, deklaroi Sveçla.
Tutje, ai ka thënë se nëse Vitia do pranonte një gjë të tillë apo jo kjo do vendosje nga organet e Vetëvendosjes.
“Çështja e pranimit të ofertës do të diskutohej në organet e LVV-së, mirëpo parimisht ne e kemi lexuar rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit dhe kemi vlerësuar që qytetarët e Prishtinës kanë vendosur që LVV-ja kësaj radhe të jetë në opozitë”, ka thënë ai.