Zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, ka deklaruar se Turqia po bënë thirrje për bisedime mes NATO-s dhe Suedisë e Finlandës, duke theksuar se Ankaraja nuk e ka mbyllur derën për anëtarësimin e tyre.
Sipas tij, problemi që ka Turqia me vendet norditke, ka të bëjë me organizatat terroriste.
“Ne nuk po e mbyllim derën. Por ne në thelb po e ngremë këtë problem si një çështje të sigurisë kombëtare për Turqinë,” tha ai për Reuters.
Reagimi i Kalin hedh poshtë deklaratën e Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se Turqia nuk do të mbështesë zgjerimin e NATO-s, sepse Finlanda dhe Suedia janë shtëpia e “shumë organizatave terroriste”.
“Nëse Finlanda dhe Suedia janë të shqetësuara për sigurinë e tyre kombëtare, edhe ne jemi po aq të shqetësuar për sigurinë tonë kombëtare”, shtoi ai.
Sot në orën 20:00 të mbrëmjes është caktuar darka zyrtare e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, Ann Linde. Nesër në mesditë priten njoftime nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Gens Stoltenberg dhe Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock.
Bashkimi i çdo vendi në NATO kërkon unanimitetin e të gjitha shteteve anëtare.