9.9 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

A po shkon kriza aktuale në favor të Gjykatës Speciale?

- Advertisement -

Shkrian: Agron Hoti

Moderatori i njohur, Blendi Fevziu, drejtuesi i emisionit Opinion (TV Klan), para dy vitesh pati thënë në televizionin Euronews: “unë kam një informacion që mund ta bëj publik, që më ka ardhur nga nivele të larta ndërkombëtare, diplomatike, që njerëz të rëndësishëm të politikës së Kosovës po iu thonë ndërkombëtarëve, që, po u kthyen ata të katërt (v.i. Krerët e UÇK-së), Kosova s’ka qetësi. Çfarë do me thënë kjo, pse për qetësinë e Kosovës, qetësinë e katër vetave dhe qetësinë e një njeriu që mendon se është në krye të vendit do të sakrifikohen katër njerëz që e kanë sakrifikuar jetën një herë për Kosovën… Në kuptimin politik, pra ideja është na mbani ata brenda që të jemi një çik më rehat këtej. Kjo është cinike. Nuk mund ta bëj publik emrin, sepse personi që ma ka thënë në konfidencë ka qenë njeri i bisedimeve.”

Asgjë më mirë sesa kjo deklaratë e lartpërmendur e Blendi Fevziut s’e konfirmon faktin që Krerët e UÇK-së ishin dërguar në Hagë vetëm sa për t’u eliminuar politikisht, ndaj dhe duhej të mbaheshin peng atje sa më gjatë që të ishte e mundur. Kështu një pjesë e politikës sonë të mbrapshtë për efekte të pastra pushtetardhjeje kishte hipur mbi të njëjtin inxhinierung të madh vendor e ndërkombëtar që po drejtohej nga Serbia e Rusia me aleatë të tyre (kryesisht evropianë) për ta goditur e kriminalizuar, kështu, para syve të botës UÇK-në dhe drejtuesit e saj e bashkë me ta të kriminalizohej edhe vetë mbështetja NATO dhe SHBA-së që u kishte dhënë këtyre të fundit për ta çliruar, pavarësuar dhe shtetndërtuar Kosovën për herë të parë në histori.

Eliminimi politik i Krerëve të UÇK-së përmes Gjykatës Speciale ishte sabotazh vendor dhe ndërkombëtar për ta zhbërë shtetin e Kosovës, të cilin shtet si Serbia ashtu edhe Rusia me aleatë të tyre vazhdojnë ta shohin si projekt amerikan. I njëjti sabotazh ndodhi edhe në Maqedoni të Veriut, ku krahu i luftës atje u rrëzua nga pushteti. E, para se Krerët e UÇK-së të dërgoheshin në Hagë, kundër tyre duhej që paraprakisht të organizohej një mega-fushatë brutale mbi 20 vjeçare (1999-2020) në mënyrë që t’u ulej aq shumë përkrahja në popull, saqë kur të arrestoheshin, të mos protestonte pothuajse askush, siç në fakt edhe pati ndodhur. Kjo fushatë e egër vendore dhe ndërkombëtare ka arritur të ndërtojë asi frymë antikombëtare sa sot një pjesë e politikës dhe e qytetarëve tanë në Kosovë e diasporë shkojnë deri atje sa i barazojnë Krerët e UÇK-së me Millosheviqin. Kjo është e paparë dhe e padëgjuar te popujt tjerë.

Dhe tash kur dëgjimet e dëshmitarëve kanë përfunduar dhe kur pritet verdikti final kah fundi i vitit apo fillimi i vitit që vjen, kriza aktuale po i shkon plotësisht për shtati Gjykatës Speciale. Sepse në vend që menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të krijoheshin institucionet dhe më pas shteti i Kosovës t’i jepte garanci Gjykatës Speciale për lirimin e Krerëve të UÇK-së në shtëpi deri në verdiktin final, Kosova sikur me porosi është futur në asi krize politike, sa nuk po i shihet fundi.

Dhe tash, nëse drejtues të lartë politikë të Kosovës i kanë kërkuar Gjykatës Speciale dhe shteteve mbështetëse të saj mos-lirimin e Krerëve të UÇK-së, sepse, sipas tyre, ata na e destabilizuakëshin Kosovën, atëherë kjo zvarritje e mos-krijimit të institucioneve është tërësisht e qëllimshme, edhe atë vetëm e vetëm për të mos krijuar kushte institucionale që ata të kthehen në Kosovë, së paku jo deri në verdiktin final. Sepse frika e këtyre politikanëve që kanë lobuar shumë në dhe përreth Gjykatës Speciale kundër Krerëve të UÇK-së është se prezenca e këtyre të fundit në Kosovë mund t’i ndikojë dhe pse jo ndryshojë rrjedhat politike.
Kështu zgjidhja më e mirë, sipas tyre, është mos-themelimi i institucioneve së paku jo deri në verdiktin final, sepse nëse do të themeloheshin institucionet, atëherë nuk do t’u bënte asesi dora punë të nënshkruanin dokumente, të cilat do t’i sillnin në Kosovë ata, të cilëve mund t’u rikthehet lavdia. E nëse menjëherë pas zgjedhjeve do të themeloheshin institucionet e Kosovës dhe nëse më pas këta politikanë s’do t’i jepnin garanci Gjykatës Speciale dhe shteteve mbështetëse të saj për lirimin e Krerëve të UÇK-së deri në verdiktin final, atëherë presioni qytetar do të rritej dukshëm mbi ta dhe kjo do t’i ekspozonte hapur para qytetarëve dhe botës si anti-UÇK dhe rrjedhimisht si antikombëtarë. Prandaj, deri në verdiktin final, më mirë zvarritje sesa pushtet.
E kjo gjendje vakumi institucional po çon ujë në Gjykatë Speciale, sepse mos-lirimin e Krerëve të UÇK-së në shtëpi, ajo (Gjykata Speciale) po e arsyeton – edhe pse pa e thënë publikisht – se Kosova gjendet në krizë dhe se lirimi i Krerëve të UÇK-së do të mund ta destabilizojë Kosovën. Pse mos ta thotë këtë Gjykata Speciale, kur këtë ia kanë thënë vetë politikanë tanë të nivelit të lartë siç edhe ka deklaruar moderatori i njohur Blendi Fevziu t’ia kenë thënë vetë politikanë të huaj që ka

Të ngjashme

Të fundit