7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

A po rrezikohet Kosova nga sulme të reja si ai në Banjskë?

- Advertisement -

Sulmi që ndodhi në Banjskë të Zveçanit mund të mos jetë i fundit.

Që gjendja e sigurisë në Kosovë po vazhdon të jetë e ndjeshme vazhdimisht po përsëritet edhe nga krerë të institucioneve, derisa shqetësime për rritjen e nivelit të tensioneve në Ballkan ka shprehur edhe NATO.

Në Kosovë, këto deklarata po komentohen në dy kënde.

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj po thotë se ndonëse gjasat janë të vogla për tensione të mëdha, gjithsesi shteti duhet të jetë i gatshëm.

“Shqetësimet e ndërkombëtarëve janë të drejta dhe me vend mirëpo nuk nënkupton që patjetër do të ketë rrezik për luftë të drejtpërdrejt të ushtrisë serbe me atë të Kosovës, por shtetet edhe në kohët kur ka paqe e pa kërcënime duhet të ketë një gatishmëri të veten”, ka thënë ai.

E, njohësi i sigurisë, Drizan Shala flet për planet e mundshme të Serbisë për të krijuar tensione brenda Kosovës.

“AKI dhe Policia e Kosovës janë duke bashkërenduar veprimet e tyre duke mbledhë sa më shumë informacione në terren dhe këto informata i kanë shpërndarë me krerët institucional të cilët e kanë ngritur këtë çështje në nivel diplomatik duke kërkuar edhe mbështete që agresori kryesor, Serbia të tërhjeket nga planifikimet e saja në bazë informatave nga terreni që mund ta cenojnë rëndë sigurinë e Kosovës”, ka thënë Shala.

Në komisionin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kur ditë më parë raportoi drejtori i kësaj agjencie, u tha se rreziku i Banjskës akoma nuk ka kaluar. /TV Dukagjini/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit