Sipas presidentit francez, Emmaneul Macron, liria e Evropës është afër një kërcënimi të madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai po ashtu njoftoi për 6.5 miliardë euro shpenzime shtesë ushtarake.
Lidhur me këto zhvillime, në emisionin “Kosova Today” kanë diskutuar Lutfi Bilalli, Emanuela Durmishi dhe Arient Abdyli.
Abdyli tha se sot shënohet Dita e Republikës së Francës, derisa thotë se nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, Macron është munduar të sillet si një president me ndikim.
Ai përmendi edhe presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka paralajmëruar për një deklaratë të fortë sa i përket luftës në Ukrainë, deklaratë që pritet ta japë sot.
Nga ana tjetër, Durimishi thotë se është duke shkuar në një përshkallëzim të ndryshimeve politike të rëndësishme brenda NATO-s dhe të raporteve të saja, dhe shteteve evropiane me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E Bilalli thotë se vizita e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Amerikë, ka të bëjë me furnizimin me armatime.