Bruno Fernandes, kapiteni I Manchester United, është bërë objekt i interesimit të madh nga klubet e Saudi Pro League, me spekulime në rritje për një transferim të tij pas Kupës së Botës 2026.
Pavarësisht disa ofertave të majme gjatë verës së kaluar, përfshirë një ftesë personale nga Cristiano Ronaldo për t’u bashkuar me Al-Nassr, Fernandes qëndroi në Manchester, duke shprehur dëshirën që të luaj në nivelet më të larta evropiane.
Megjithatë, interesimi nga Arabia Saudite mbetet i fortë. Al Hilal, një nga klubet më të pasura dhe më të suksesshme të ligës saudite, është gati të ofrojë një kontratë të jashtëzakonshme, duke i mundësuar mesfushorit një rritje të ndjeshme të pagës.
Ndërkohë që Fernandes ka refuzuar të largohet tani, burimet në mediat angleze bëjnë të ditur se ai mund të marrë parasysh një kalim në Saudi Pro League, pas mbylljes së ciklit të tij në Manchester United, duke llogaritur përveq moshës edhe mundësitë e reja që ofrohen jashtë Evropës.
Në anën tjetër, thuhet se Manchester United po e monitoron situatën nga afër.
Nëse Fernandes vendos të largohet pas Botërorit 2026, klubi do të përballej me një sfidë të madhe për të gjetur një zëvendësues të denjë si lojtar kyç në strategjinë e mesfushës.
Por, ‘Djajtë e Kuq’ pritet të përgatiten për këtë eventualitet shumë përpara, duke balancuar ambiciet e tyre në garat kombëtare dhe evropiane.