Jeta e saj personale ka krijuar gjithmonë një interes të madh për publikun.
Si një nënë e divorcuar e tre fëmijëve, Arjola Demiri ka folur gjithmonë hapur për sfidat që jeta i ka servirur.
E ftuar në “Living Room”, moderatorja Brunilda Lahe e ka pyetur aktoren nëse e sheh një opsion për tu martuar sërish.
“Jo. Jam shumë e plotësuar, jam shumë e lumtur.
Ndonjëherë familja perfekte është nëna dhe fëmijët e saj. Unë dhe fëmijët e mi jemi familja perfekte”, shprehet aktorja.