Dyert e shkollave priten të hapen në shtator.
Por disa mësues mund të mos i gjej ky vit i ri akademik në shkollë.
Kjo pasi emigrimi po prek edhe sektorin e arsimit.
Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kjo situatë po shihet ai alarmuese.
“Natyrisht që është një situatë shumë alarmante nga se nga informatat qëi kemi nga kryetart e sindikatave të niveleve komunale, ka një numër t konsiderushëm të mësimdhënësve të cilët po ikin jasht vendit me qenë se po gjejn kushte dhe mundësi më të mira. Ndërsa Kosova po mbetet pa mësimdhënës, çka në një të ardhme ka mundësi që shkollat tona të mbesin pa mësimdhënës”, tha Vjollca Shala.
Faktor tjetër shqetësues në këtë aspekt, SBASHKu po e sheh edhe rënjen e interesimit të të rinjëve për të studiuar në fakultetin e edukimit.
“Duke pas parasysh që edhe në fakultetin e edukimit ka rënje të numrit të interesuarve për t’u regjistuar në këtë fakultet. Po edhe ata që regjistohen duhet të kalojnë disa vite për t’u bërë mësimdhënës. Edhe nëse e braktis një mësimdhënsë që e ka përvoj 10-15 vjeçare e më teper i duhet kogja një kohë për të arritur aty ku e kemi pasur një mësimdhënës”, tha Shala.
Edhe, Xhavit Rexhaj, Ish-Zëvendësministër i Arsimit, po e sheh si më shqetësuese ikjen e mësimdhënsve cilësor.
“Ka një ikje graduale dhe të qëndrushme e cila në plan më afat gjatë mund të ndikoj tek mësimdhënësit më cilësor sepse ata që janë më cilësor ata zakonisht realizojnë, sidomos mësimdhënsit e rinj mund të gjenj ndonjë vend jasht vendit. Prandaj kjo është për t’u brengosur. Nuk është qështja sa aq shumë për numri e tyre, sa i madh është ky trend, por është cilësia e tyre që shkojn”.
Por, këtë gjendje nuk po e sheh si alarmante njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.
“Nuk vlersoj që ka ndonjë trend të ikjes së mësimdhënësve nga vendi. Imigrimi i jashtëm prek si çdo profesion edhe profesionin e mësimdhënësve, mirëpo për deri sa kjo nuk është përtej asaj mesatres së imigrimit netro të prezantuar nga Agjenioni i Satistikave, nuk mendoj që e prezanton ndonjë problem”, deklaroi Qehaja.
SBASHK nuk ka pasur një shifër konkrete se sa është numri i mësimdhënsve që kanë braktisur ditarin sivjet.