-5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

A po i ‘kërcënon’ qytetarët Hekuran Murati?- Mosfitimi i 50% nga VV-ja mund të bllokojë pagat dhe funksionimin e shtetit

- Advertisement -

Ai ka lidhur drejtpërdrejt rezultatin e zgjedhjeve me miratimin e buxhetit dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike.

“Në mungesë të ligjit të miratuar për buxhet, me legjislacionin në fuqi, si shtet i kemi veç dy muaj që mundemi me i përdor ndarjet buxhetore të vitit paraprak. Pra, veç janarin dhe shkurtin. Deri me 28 shkurt ka buxhet për pagesa: paga, pensione, fatura, shtese e këto tjerat. Pas datës 28 shkurtit asnjë pagesë nuk mundte me u ba pa buxhet”, deklaroi mbrëmë në Kanal 10, Murati.

“E dyta, ne më 4 mars na duhet me e zgjedh presidenten ose presidenten e re. Nëse nuk zgjedhet duhet me u shpërnda Kuvendi apo jo? Kjo tregon se ne para këtyre dy datave, mundësisht para datës 28 shkurt duhet me e pas qeverinë e miratuar dhe buxhetin e miratuar. Por, në historinë e vendit tonë veç një herë ka ndodhur që brenda këtij afati me u formu qeveria. Në të gjitha rastet tjera, formimi i qeverisë ka zgjatur më tepër se 3 muaj. E ne nuk i kemi tre muaj këtu, i kemi dy muaj e 4 ditë. Pra, për dy muaj e katër ditë vetëm një herë ka ndodhur me u formu qeveria, ka qenë vitin 2021, kur Lëvizja Vetëvendosej i ka pasur 50 për qind”, ka thënë ai.

Sipas tij, garancia e vetme që të mund të ekzekutohen pagat pas 28 shkurtit është fitorja e VV-së më 50%.

“Prandaj, garancia e vetme në këto zgjedhje për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët publik, që varen nga pagat, garancia e vetme që të kemi qeveri të miratuar dhe buxhet të miratuar para datës 28 shkurt dhe të vazhdoj funksionimi i shtetit është që VV-ja t`i merr”, ka thënë Murati

Të ngjashme

Të fundit