Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, e ka përkrahur Kosovën para ndeshjes ndaj Turqisë, që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Me fanellën e kombëtares, Peci ka shkruar “Përgjithmonë me ty Kosovë”.
Kujtojmë se i pari i Mitrovicës ishte bërë viral me një thënie gjatë fushatës “A po fitojmë”.
Nga ora 20:45, sytë janë nga Dardanët, të cilët e duan fitoren e madhe, për kualifikim në Botëror.






