Mungesa e saj nxiti spekulime për probleme të mundshme martesore. Megjithëse zyrtarët e Obamës konfirmuan se ai do të merrte pjesë në inaugurim, ata nuk dhanë një shpjegim për mungesën e Michelle. Kjo situatë ka sjellë diskutime në rrjetet sociale, por edhe shkrime në tabloidë.
“A po divorcohen Obamat?”, “Ku është Michelle?” Telashe në parajsë?”, shkruajnë komentuesit.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është hera e parë që dalin spekulime për problemet martesore të Obamës. Me kalimin e viteve mediat kanë raportuar herë pas here për mosmarrëveshje dhe probleme të supozuara, por çifti ka qëndruar gjithmonë bashkë, duke folur shpesh publikisht për sfidat dhe kompromiset në martesën e tyre. Mishel ka përmendur në disa raste se kanë kaluar periudha të vështira, por së bashku i kanë kaluar.
As Barack dhe as Michelle Obama nuk i kanë komentuar thashethemet.