1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

A po cenohet dinjiteti i pensionistëve përmes procedurës për verifikim?

- Advertisement -

Shfrytëzuesit e pensionit bazik të moshës dhe shfrytëzuesit e pensioneve të parakohshme duhet të paraqiten në departamentin e pensioneve një herë në gjashtë muaj me dokumentin përkatës të identifikimit.

Janë një prej kategorive shoqërore më të ndjeshme.

Po kështu, shfrytëzuesit e pensionit bazik të moshës dhe shfrytëzuesit e pensioneve të parakohshme duhet të paraqiten në Departamentet e Pensioneve, një herë në gjashtë muaj me dokumentet përkatëse të identifikimit. 

Kjo është e paraparë në ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Pensionisti Bajram Arifaj konsideron se kjo procedurë e verifikimit është e panevojshme.

Edhe Nezir Bunjaku  e sheh si problematike këtë procedurë, veçmas për ata që nuk janë në gjendje të mirë fizike.

Por,  jo të gjithë e kanë të njëjtin mendim.

Por, a mund të konsiderohet si cenim i dinjitetit për këtë kategori, detyrimi për të dëshmuar çdo gjatë muaj se janë gjallë?

Emerllahu shprehet se shteti duhet të krijoj mekanizma të veçantë për ta vërtetuar se një person është apo jo i gjallë.

Televizoni ka dërguar pyetje edhe në Departamenti i Pensioneve në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për t’i pyetur nëse do të formojnë ndonjë mekanizëm të posaçëm për ta rregulluar këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /T7/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit