3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

A po bëhet gati Spanja që të njoh pavarësinë e Kosovës?

- Advertisement -

Ndonëse ishin deklaruar që nuk janë ende afër njohjes së shtetësisë së Kosovës, Spanja vendosi një standard tjetër.

Shteti spanjoll nga data 1 janar ka vendosur që të njoh dokumentet e kosovarëve të cilët po nga kjo datë kanë të drejtë që pa viza të shëtisin nëpër vendet e Bashkimit Evropian,.

Një vendim i tillë po shihet si hapi i parë drejt njohjes de-jure të shtetësisë kosovare.

“Qeveria Spanjolle ëhtë bashkrenditur më Bashkimin Evropian kur lidhet më liberalizimin e Vizave dhe kjo mund të jetë model që të ndiqet në pranimin e  organizatave tjera ndërkombetare. Tejkalimi I politikave të veta nacionale është një mundësi për një njohje defakto të Kosovës”, ka deklaruar Belgzim Kamberi- Instituti “Musine Kokalari”.

Sipas Kamberit ky vendim ka ardhur si rezultat i bashkë punimit me partnerët ndërkomëbtarë.

Ndërkohë, për këtë veprim dikush nga pushteti vendosi që meritat të ia jap Gani Jakupit, i cili së fundmi u angazhua me punë nga MPJD.

E për Belgzim Kamberin veprimi i deputetes Jeta Statovci është qësharak.

“Fatkeqësisht pushteti nuk duhet të jetë arrogant të marr merita për liberalizimin e  vizave e për vendimin e Spanjës pasi mbetët shumë punë për tu bërë dhe ka gati tri vite që Kosova nuk e  ka marr asnjë njohej dhe nuk ka hapsir për tu krenuar në politika aktuale”, ka shtuar Belgzim Kamberi- Instituti “Musine Kokalari”.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit