23.3 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

A ndihmon magnezi për gjumin dhe ankthin? Ja çfarë thotë shkenca

- Advertisement -

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për trupin, dhe ndihmon në shumë funksione si: dhimbje muskujsh, presion gjaku, migrenë, nivel sheqeri në gjak, densitet kockash, e më shumë.

Por, ai nuk është mrekulli, sidomos kur bëhet fjalë për gjumin dhe ankthin.

Magnezi dhe ankthi

  • Mund të ndihmojë në ankth të lehtë apo të përkohshëm, por jo në raste të rënda.
  • Studimet kanë treguar përmirësime të lehta te disa njerëz me ankth të butë, por provat janë të kufizuara dhe cilësia e studimeve është e ulët.
  • Në rastet me ankth serioz, ndihma profesionale mjekësore është e domosdoshme – magnezi nuk mjafton.

Magnezi dhe gjumi

  • Nëse ke vështirësi për të fjetur nga stresi ose ankthi i lehtë, magnezi mund të ndihmojë pak.
  • Por për probleme të tjera me gjumin, nuk ka prova të forta që suplementet me magnez ndihmojnë.
  • Disa studime tregojnë përmirësime të vogla në cilësinë e gjumit, por shumica janë vëzhguese dhe jo përfundimtare.

Sa magnez na duhet?

  • Rekomandimi ditor është:
  • 310–360 mg për gratë
  • 400–420 mg për burrat
  • Rreth gjysma e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez nga dieta.
  • Burime të mira janë: spinaqi, avokado, çokollata e zezë, arrat, farat dhe perimet jeshile.

Cilin suplement të zgjedhësh?

  • Magnesium glycinate është më i rekomanduari për ankth – përthithet mirë dhe ka më pak efekte anësore.
  • Magnesium citrate është zakonisht laksativ, oxide përdoret për migrenë, por përthithet dobët.
  • Filloni me doza të vogla (p.sh. 100 mg) dhe rrisni ngadalë nëse është e nevojshme.
  • Mos tejkaloni 350 mg/ditë nga suplementet, për të shmangur efekte të padëshiruara si presion i ulët gjaku apo diarre.
  • Konsultohuni gjithmonë me mjekun nëse jeni në trajtim me barna për tensionin, zemrën, antibiotikë apo osteoporozë.

Të ngjashme

Të fundit