Ish-nënkryetari i Prishtinës, tashmë i votuar për deputet të Kuvendit të Kosovës, Alban Zogaj, u pyet në Frontal në T7 lidhur me spekulimet që qarkullojnë se Lëvizja Vetëvendosje po bëhet gati që në zgjedhjet lokale të dalë me Glauk Konjufcën, si kandidat për kryetar të Prishtinës.
Zogaj tha se nuk ndjehen të rrezikuar në asnjë rast dhe sipas tij “LDK po shkon drejt një mandati të ri në Prishtinë”.
“Akoma është në suaza të spekulimeve, spekulimet është vështirë edhe mi komentu. Por ne e presim që shumë shpejtë që të fillojnë me u zyrtarizu kandidaturat për kryeqytetin…Do të presim, nuk ndjehemi të rrezikuar në asnjë rast. Këtë e ka tregu vota e zgjedhjeve të kaluara, ne tash jemi edhe më të konsoliduar si LDK në kryeqytet”, tha Zogaj ndër të tjera në Frontal, transmeton Express.
Ai tha se LDK “është duke shkuar drejt mandatit të radhës në kryeqytet”.
Përgjigja e tij e plotë: