Haki Abazi deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status “misterioz” duke thënë se servilët i bien kujtdo dhe kurdoherë në gjunjë si dhe çdo pushteti dhe shpeshherë bëhen edhe pjesë e tij.
Kështu ka deklaruar Abazi përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka shtruar pyetjen se nëse shteti mund të ndërtohet me servilë.
Edhe pse nuk është e qartë se drejt kujt i hedh këto kritika deputeti i VV-së, ai me deklarimin e tij lë të kuptohet që i referohet edhe qeverisë së sotme, pasi që ai, Abazi pra, ka thënë se a duhet që ndryshimi të reduktohet në rehabilitimin e atyre që u kanë shërbyer sistemeve të kaluara, të cilat deputeti i quan si të korruptuara.
“Servilët janë poçavra të ndyera që i biejnë kujdo dhe kurdoherë në gjunjë e besa edhe i bëhen pjesë çdo pushteti. Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyera mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet!?”, ka thënë Abazi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158636193065718&id=544835717