13.7 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

A mund të shkaktojë stresi goditje në tru?

- Advertisement -

Stresi kronik mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për goditje në tru, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sipas doktorit Curtis Benesch, stresi ndikon në faktorët kryesorë si tensioni i lartë, pagjumësia, ushqyerja e keqe dhe inflamacioni, të gjitha të lidhura me goditjen iskemike.

Në raste të rralla, ngjarje shumë traumatike si aksidentet ose dhuna mund të shkaktojnë goditje hemorragjike, sidomos te personat me tension të lartë.

Grupet me të ardhura të ulëta janë më të rrezikuara për shkak të stresit të përditshëm, që ndikon në zakonet jetësore si ushqimi, gjumi dhe kujdesi mjekësor.

Zgjidhja?

Menaxhimi i stresit përmes aktiviteteve që ju qetësojnë, kujdesit për veten dhe ndihmës profesionale nëse është e nevojshme.

Stresi nuk shihet, por pasojat e tij në tru janë të dukshme.

Shenja paralajmëruese e goditjes – FAST:
F – Fytyra e shtrembëruar
A – Krahët nuk ngriten
S – Të folur e ngatërruar
T – Telefononi urgjencën menjëherë

Të ngjashme

Të fundit