11.6 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

A mund të propozohet Nenad Rashiq për nënkryetar? Cakolli shpjegon aktgjykimin e Kushtetueses

- Advertisement -

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Gjykata Kushtetuese nëpërmjet aktgjykimit e ka bërë të qartë çështjen e konstitutimit të Kuvendit dhe atë për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti shumicë.

“Publikimi i versionit të plotë të aktgjykimit në fakt e qartësoi edhe një herë atë që veçse ka qenë e ditur. Gjykata ka shkuar një hap më tutje dhe me paragrafin e famshëm 148 ka përcaktuar që nëse cilado palë e përdor të drejtën e propozimit si mekanizëm bllokues, ajo mund të anashkalohet dhe Kuvendi të konsiderohet i konstituar. Nëse hipotetikisht një subjekt politik serb do t’i fitonte të gjitha 10 ulëset për komunitetin serb, atëherë deputetët shqiptarë do të duhej të votonin ndonjë prej tyre për të shmangur dështimin e konstituimit. Por në rastin aktual, meqenëse ka edhe një deputet tjetër serb jashtë Listës Serbe, ekziston mundësia që të vazhdohet me një kandidat tjetër”, shpjegoi Cakolli.

Cakolli ka shpjeguar edhe çka ndodh nëse kandidati i Listës Serbe nuk do t’i marrë votat dhe a mundet Nenad Rashiq të propozohet për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse asnjëri prej tyre nuk merr 61 vota, pres që Lista Serbe të refuzojë ta propozojë Nenad Rashiqin. Në atë rast do të aktivizohej mekanizmi ‘deblokues’, dhe vetëm Rashiq do të mund të propozohej si kandidat. Nëse deputetët shqiptarë nuk e votojnë, atëherë përgjegjësia për dështimin do të binte mbi ta dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Gjykata ka theksuar që mjafton të zgjidhen tre nga pesë anëtarët e Kryesisë që Kuvendi të konsiderohet i konstituar. Kjo do të thotë se edhe nëse një nënkryetar nga komuniteti serb nuk zgjidhet, Kuvendi mund të funksionojë për sa kohë që faji bie mbi partinë që ka të drejtën e propozimit”, tregoi Cakolli.

Megjithatë, Cakolli vlerësoi se ky aktgjykim përmban edhe disa mospërputhje me vendimet paraprake të Gjykatës Kushtetuese.

“Këtu kemi një kundërthënie me praktikat e mëparshme të gjykatës, sepse më herët ajo e ka ngritur praktikën parlamentare në nivel kushtetues, ndërsa kësaj radhe lejon që votimi të mos jetë domosdoshmërisht në pako. Kjo është risi në raport me mënyrën si janë interpretuar rastet e kaluara,” u shpreh ai

Të ngjashme

Të fundit