24.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

A mund të ndikojnë deklaratat e Trumpit në perceptimin e investitorëve për Kosovën?

- Advertisement -

Pretendimi i presidentit të SHBA-së mbi “ndalimin e luftës” ngrejnë pyetje mbi perceptimin ndërkombëtar të Kosovës, por vëzhguesit vlerësojnë se ndikimi te investitorët mbetet minimal.

Pretendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, rreth “ndaljes së shtatë luftërave në shtatë muaj” duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë, ka nxitur diskutime rreth ndikimit të këtij pretendimi në imazhin dhe ekonominë e Kosovës.

Kosova ka ndërtuar reputacionin e saj sa i përket ndjesisë së përgjithshme të sigurisë, pa përfshirë aspektin ushtarak. Në bazë të Raportit Global të Sigurisë të Gallup International, vendi renditet i treti në botë dhe i pari në Evropë për rend dhe ligj. Por sa mund të ndikojnë deklaratat e Trumpit në imazhin ndërkombëtar të Kosovës?

“Deklaratat e Trumpit nuk ndihmojnë shumë, por as nuk kanë ndikim të madh në perspektivën ekonomike të Kosovës; ata që mendojnë seriozisht të investojnë në Kosovë e dinë se situata me Serbinë ka qenë dhe është e tensionuar, dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, vlerëson Kristof Bender nga Inciativa Evropiane për Stabilitet (ESI).

Bender argumenton se faktorët që pengojnë zhvillimin e Kosovës janë mosnjohja nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe incidentet e kohëpaskohshme me Serbinë. Të dyja këto elemente, sipas tij, ndikojnë negativisht në aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte (FDI), turistë dhe partnerë biznesi.

“SHBA-të kanë pushuar së qeni një partner i besueshëm për Evropën, përfshirë edhe për Kosovën, pas rizgjedhjes së Trumpit. Kjo i bën partneritetet me vendet dhe mbështetësit evropianë edhe më të rëndësishme për Kosovën”, konsideron Bender.

Në dhjetëra raste, presidenti Trump ka përmendur ndërhyrjen e tij në raportet Prishtinë–Beograd, duke theksuar se SHBA-ja ka përdorur ndikimin e saj ekonomik dhe tregtar për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktin mes Kosovës e Serbisë.

Të ngjashme

Të fundit