Opinionistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova tha se Kurti nuk mund të na befasojë duke u mandatar sërish pasi nuk ia lejon ligji.
Dërguti tha se Kurti ka mentalitet bllokues, dhe tha se “ky njeri nuk di të bashkëpunojë”.
Ajo shtoi se emri i mandatarit është nën diskrecionin e presidentes, dhe sipas saj, presidentja nuk e bën këtë shkelje.
“Kur atij i duhet për bashkëpunim është në rregull, kur nuk është ai hedh gurë. Ashtu siç jemi të bllokuar në rrafshin ndërkombëtar për shkak të veprimeve të tij, ashtu po shihet edhe nga brenda duke qenë i pari në zgjedhje dhe duke pasë obligimin që të formojë qeverinë, dhe tashmë edhe një arsye më shumë që nuk mund ta procedojë buxhetin është se ai e ka shterrë edhe mundësinë e mandatarit”, tha Dërguti.

                                    




