Home Ballina A mund ta përçajë Kodi Civil partinë në pushtet: Emrat e 14 deputetëve të VV-së që janë kundër

A mund ta përçajë Kodi Civil partinë në pushtet: Emrat e 14 deputetëve të VV-së që janë kundër

0
A mund ta përçajë Kodi Civil partinë në pushtet: Emrat e 14 deputetëve të VV-së që janë kundër

Kodi Civil i cili vitin e kaluar dështoi të miratohet, së shpejti do të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvend.

Kështu thonë për Radio Kosovën nga Ministria e Drejtësisë, ndonëse nuk saktësojnë kohë e as nëse do të ndryshohet neni që mundëson regjistrimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë. Juristët thonë se Kodi Civil duhet miratuar pa vonesa të mëtejme.

Ndonëse vlerësohej si dokument i një rëndësie të veçantë dhe shumë i nevojshëm për Kosovën, në mars të vitit 2022, deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë disa të shumicës parlamentare, nuk ia dhanë dritën jeshile miratimit të Projekt-kodit Civil. Gjatë shqyrtimit në parim, mospajtimet kryesore ndërlidheshin me nenin 1138, i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Kodi Civil, ishte kundërshtuar nga 14 deputetë të partisë në pushtet, emrat:

Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Abstenim:

Gazmend Gjyshinca (LVV), Hydajet Hyseni (LVV), Mirlinda Tishukaj – Sadiku (LVV), Driton Hyseni (LVV).

Kurse pro Projekt – Kodit Civil votuan:

Glauk Konjufca (LVV), Mimoza Kusari-Lila (LVV), Vasfije Krasniqi (LVV), Armend Muja (LVV), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV), Avni Dehari (LVV), Artan Abrashi (LVV), Fitore Pacolli (LVV), Jahja Koka (LVV), Haki Abazi (LVV), Ardian Gola (LVV), Arbër Rexhaj (LVV), Dimal Basha (LVV), Mirsat Shkreta (LVV), Doarsa Kica-Xhelili (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Arjeta Fejza (LVV), Jeta Statovci (LVV), Shqipe Selimi-Mehmeti (LVV), Gani Krasniqi (LVV), Tinka Kurti (LVV), Enver Haliti (LVV), Yllza Hoti (LVV), Agon Batusha (LVV), Salih Zyba (LVV), Venedis Lahu (LVV).

 

Exit mobile version