Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për mundësinë e tërheqjes së tij nga drejtimi i kësaj partie apo edhe largimin nga politika, duke thënë se ai i ka disa plane të bëra shumë më herët.
Ai ka deklaruar se, ai do të reflektojë dhe se do ta shqyrtojë mos kandimin sërish për kryetar të kësaj partie.
‘‘Unë i kam disa plane të mija shumë herët të bëra, dhe i kam ato plane nuk i kisha zbulu krejt në detaje. Në vitin që vjen e kemi kuvendin e partisë, pra unë muj me kandidu ose mos me kandidu në atë kuvend, është diku në verë. Deri atëherë nuk po jap shumë paralajmërime. Unë duhet me reflektu, jo për shkak të këtij rezultati, por për shkak të jetëgjatësisë të angazhimit im në politikë bërje dhe të proceseve tjera, sepse kam fillu shumë i ri. Unë e kam edhe një vit e gjysmë punë, duhet me punu që tani deri në verën tjetër, pastaj do ta shqyrtojë’’, ka thënë ai.