Në studio u diskutua për deklaratën e një dëshmitari në Hagë, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmitari citohet të ketë thënë se krerët e UÇK-së i kanë bërë magji të zezë dhe e kanë hipnotizuar.
E njëjta dëshmi, u pranua nga trupi gjykues në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, astrologia, Antigona Kotorri tha se në ditët e sotme nuk mund të thuhet që s’ekziston një fenomen i tillë.
“Nëse si magji e ka pranuar Haga, e ka pranuar si dëshmi, si deklaratë”, tha ajo.
Psikologia Igballe Huduti, nga ana tjetër thotë se shkenca nuk e merr për bazë magjinë.
“Këto sëmundje, frika, iu atribuohen njerëzve të dobët, ata që nuk kanë njohuri”, u shpreh Huduti.