-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

“A ke kërcënuar me kallashnikov”- Nervozohet keq burri i Albulena Haxhiut, e humbë kontrollën edhe Sami Kurteshi

- Advertisement -

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zhvilluar me tone të larta dhe me shprehje pakënaqësish. Krejt kjo për shkak të vazhdimit të mandatit të kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së edhe për një vit.

Ndërkohë gjatë pauzës së kësaj mbledhje gazetarja, e ka pyetur anëtarin e KQZ-së, Alban Krasniqin se a i kishte kërcënuar anëtarët e tjerë duke e përmendur edhe fjalën kallashnikov.

Krasniqi e ka mohuar një gjë të tillë teksa ka qenë i ashpër me gazetaren. Me tone të larta iu është drejtuar edhe Sami Kurteshi.

Gazeta Insajderi ditë më parë raportoi se Alban Krasniqi që është edhe burri i ministres së Drejtësisë në mbledhjen e 18 shtatorit të këtij viti ka shkaktuar skandal në këtë institucion. Insajderi ka parë edhe transkriptimin e kësaj mbledhje, ku disa anëtarë përmendin kërcënimin e tij, por të njëjtin e ka konfirmuar edhe një pjesëmarrës në këtë mbledhje. Ai ka thënë se Krasniqi përdori edhe fjalën “kallashnikov” gjatë kërcënimit në mbledhjen ku u vendos për fatin e Kryeshefit.

Për më shumë shikoni videon e plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit