9.9 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

A ka rritje të çmimeve në prag të festave të fundvitit?

- Advertisement -

Rritja e çmimeve në prag të festave sipas qytetarëve është bërë e zakonshme

Ata shprehen të pakënaqur me një gjë të tillë.

“Po ka ngritje, sidomos këta gurbetqart kur po vijnë edhe, normalisht para festave kështu ndikon edhe në xhepin e konsumatorit normalisht”, shprehet qytetari Enver Zeqiri.

Sipas Ahmet Selmanit, shitësit e gjejnë momentin për të vepruar.

“Rritjen e çmimeve nuk e shohim në rregull, përkundrazi duhet me qenë me zbritje pak se jo me i rritë. Por është koha, e gjejnë momentin pak me i ngrit çmimet e sene, vijnë gurbetqart nga mërgimi, e fitojnë pak më tepër”, thotë ai.

Ndërsa, se ka rritje të çmimeve e pranojnë edhe shitësit në Tregun e Gjelbër të Prishtinës.

“Shtrenjtohen gjithkund, në të gjitha vendet shtrenjtohen në tregun me shumicë për shembull rritet pak çmimi dhe këtu tani rritet. Por nuk ka rritje aq të madhe, mundet me lëviz për shembull 10 cent apo 20 cent në artikuj, jo ku me ditë se sa”, shprehet Patriot Maqestena, shitës.

Ai madje këtë rritje e arsyeton duke thënë se për shkak të festave edhe punë e myshteri kanë më shumë.

Kurse sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj, organet relevante duhet t’i përcjellin bizneset e të mos kenë rritje të tilla.

“Duhet kuptuar që bizneset nuk janë shoqata humanitare dhe ata kanë qëllimin thjeshtë vetëm përfitimin, dhe nuk mund te presim me dhanë etik ku me ditë se sa në biznes”, thotë ai.

Sipas tij, në mungesë të punës së inspektoratit, bizneset po e shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i rritur çmimet e produkteve në dëm të shportës së konsumatorit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit