24.5 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

A ka pajtim me Nismën? – Kurti nuk përgjigjet para mediave

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk treguar nëse ka pajtim me Nismën Socialdemokrate rreth çështjes së zgjidhjes së ngërçit në Kuvend.

I pyetur nga gazetarët para objektit të parlamentit, ai nuk është përgjigjur fare rreth kësaj çështjeje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media të mbajtur dy ditë më parë ka dhënë detaje në lidhje me takimin me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të zhvilluar më 19 korrik.

Ai tha se kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën.

Kurti gjithashtu u shpreh se ka bërë një ofertë konkrete për këtë subjekt politik, por për të, siç tha ai do të flas kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final.

Të ngjashme

Të fundit