7.7 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

“A ka kundërkandidat?”, kështu reagon Abdixhiku: Jo, s’qenkan të interesuar

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi bëri të ditur se do ta ofrojë dorëheqjen e tij në Kuvendin e partisë, u pyet nëse në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot, ka pasur të interesuar për ta ballafaquar.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Bellagoshi e pyeti Abdixhikun se “A ka pasur deri tash të interesuar për të qenë kundërkanidat i juaji në garë, pa dallim?”.

Lideri i LDK-së fillimisht i shikoi me buzëqeshje anëtarët e kryesisë që i qëndronin pranë dhe duke qeshur tha “jo, s’qenkan”.

“A jeni të intersum? Jo, s’qenkan. Nuk kishte interesime, por kanë të drejtë. Secili prej tyre ka të drejtë dhe të marrë besimin e anëytarësisë së LDK-së. Këto kandidatura mund të shtrohet ditët në vijim.” – tha Abdixhiku./Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit