13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“A ka bileta 10 euro për Durrës?”, transportuesit: Qeveria urgjentisht ta heq akcizën e naftës

- Advertisement -

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i shoqatës së transportit të udhëtarëve, ka reaguar rreth rritjes së çmimit të naftës në Kosovë, duke kërkuar nga Qeveria që në mënyrë urgjente ta heq akcizën për derivate të naftës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurtishaj, ka kërkuar që largimi i akcizës të bëhet për një periudhë të caktuar kohore për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë, shkruan lajmi.net.

“Urgjent Qeveria të heq akcizën për derivate të naftës për një periudhë të caktuar kohore për sektorin e transportit rrugor të udhëtarve me autobusë”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka treguar se, një litër naftë në Kosovë është më shtrenjtë se sa në Mal të Zi, Serbi e Maqedoninë e Veriut.

“A ka bileta ka 10 euro me shku ne Durres e Velipoje? 1 litër naftë në Kosovën tonë të dashur 1.87, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Serbia 1 liter nafte rreth 1.60 euro, andaj Operatoret e transportit rrugor te udhetarve ne keto vende jane te priviligjuar, kane çmime te biletave të udhëtimit me te shtrejta e furnzim me derivate shumë më lirë se ne”, ka thënë Kurtishaj. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit