4.4 C
New York
Sunday, April 13, 2025

Buy now

”A jeni në pushim vjetor?”, kërkohet reagim i Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e çmimit të rrymës

- Advertisement -

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës së komunikimit nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rritjen e fundit të çmimit të energjisë elektrike.

Ai e ka cilësuar heshtjen institucionale si shqetësuese dhe sonte ka kërkuar që ministrja të dalë publikisht për të sqaruar arsyet e kësaj rritjeje.

”Nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Zani nuk u ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor?” ka shkruar ai në një reagim publik.

Derisa tutje edhe ka ironizuar me mundësinë që qeveria të justifikojë rritjen e çmimeve me arritje të paqarta në politikën e jashtme:

”Ndoshta tash lajmërohen e na thonë: ‘Kqyrni se na e solli Erdo njohjen prej Sudani… në Turqi ndodhi!’ Munden edhe me thënë ‘Për qato po ju shtijna me pagu shumë rrymë, se po i paguni njohjet… që Ministria e Jashtme nuk po din me i sjellë’.”

Kjo deklaratë vjen në kohën kur qytetarët kanë shprehur pakënaqësi në rritje për faturat më të larta të energjisë elektrike, ndërkohë që mungesa e transparencës nga institucionet po rrit ndjesinë e pasigurisë.

Postimi i plotë:

Ministria e Ekonomisë nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Zani nuk ju ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor? E more Albin Kurti.. Ndoshta tash lajmërohen e na thonë “Kqyrni se na e solli Erdo njohjen prej Sudani… në Turqi ndodhi!” Munden edhe me thënë “për qato po ju shtijna me pagu shumë rrymë, se po i paguni njohjet..që minisria e jashtme nuk po din me i sjellë.” Zero njohje për katër vite. Këtë sukses askush nuk munden me arritë kurrë.😀

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit