Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është në përgatitje të videoklipit të saj të ri. Këtë verë, ajo ka zgjedhur të vijë në bashkëpunim me këngëtarin, Estto.
Lajmin e kanë bërë të ditur dy artistët, përmes njoftimeve në profilet e tyre në rrjetet sociale. Ata kanë shpërndarë një fotografi të përbashkët, duke njoftuar se projekti i ri do të vijë “së shpejti”.
Kënga do të shoqërohet me një videoklip muzikor që do të jetë projekt i Bug Production. Disa momente nga hiti i ardhshëm, këngëtarët i kanë ndarë në Instagram.
“Amante”, kënga pritet të publikohet të premten më 24 qershor në orën 18:00.