15.1 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

“A jeni gati?”, Endrit Thaçi rishpërndan thirrjen për protestën në Tiranë

- Advertisement -

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka rishpërndarë thirrjen për protestën gjithëkombëtare, e cila do të mbahet të premten në Tiranë.

Ai ndau thirrjen në llogarinë e tij në Instagram, mbi të cilën shkruan: “A jeni gati?”.

Në këtë protestë, e cila organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe e cila ka për qëllim të bëjë thirrje për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pos tij, është bërë e ditur se pjesë do të jenë edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe Ali Ahmeti.

Protesta mbahet në sheshin “Skënderbe” në Tiranë, me fillim në orën 17:00.

 

Image

Të ngjashme

Të fundit