1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“A je ti prokuror? Mbylle këtë temë”, “Unë vendosi kur e mbylli, jo ti”: Hajdari “armiqësore” ndaj gazetarit të RTK-së

- Advertisement -

Duke u fshehur pas asaj se “është çështje sekrete” Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari i kërkoi “të mbyllë këtë temë” gazetarit të RTK-së, Bashkim Vishaj, i cili po e ballafaqonte me çështjen e aferës së Rezervave Shtetërore, përkatësisht një sasi e vajit dhe grurit që u kontraktuan e s’erdhën kurrë: e për çka vetë Hajdari ka dërguar e-maila që faktuan dhe konfirmuar skandalin dhe aferën si të tillë.

Për më tepër, në krejt këtë “sekret shtetëror” ishte angazhuar një person krejtësisht privat, një pronar i një furreje, Ridvan Muharremi. E këtij shtegu i qëndroi Vishaj duke kërkuar llogari nga Hajdari.

Të lutem, a jeni ju sot prokuror? Të lutem mbylle këtë temë, sepse është çështje sekrete”, ia ktheu Hajdari gazetarit, për çka ky i fundit ia preu.

Dëgjo, se kur e mbylli temën, vendosi unë”.

U thirr në ligje – ku s’ishte thirrur para Ridvan Muharremit – për të refuzuar të përgjigjet.

Vishaj: “Po janë bërë publike…emailat që i keni shkruar ju”

Hajdari: “Falemnderit. Falemnderit. Falemnderit…”

Vishaj: “Falemnderit për çka?”

Hajdari: “Për gjithçka, për mirëkuptim”.

Voshaj: “Por ju po thoni sekret shtetërore, ndërsa këto ka dalë publike thirrja për rezerva shtetërore”.

Hajdari: “Shfrytëzoj të drejtën time për të të mos u përgjigjur. Është gjithçka sekrete”:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit