Edona James po vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në media, e veçanërisht pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.
Ajo tani është rikthyer në Kosovë për të jetuar, ku po vazhdon me punën dhe angazhimet në karrierë.
E së fundmi është shpërndarë një video, teksa ajo ishte në një lokal bashkë me të ëmën.
Një djalosh, i cili duket të jetë i ri në moshë sipas zërit, i është drejtuar “A je ti Kujtimi?”.
Transgjinorja nga Suhareka ka reaguar ashpër duke u ngritur në këmbë e duke i thënë: “A do me të rrah?”.
Ajo është ngacmuar pasi dikur kishte emrin Kujtim, para se të shndërrohej në femër.
Edona ndryshe në Big Brother bëri bujë të madhe, duke u kthyer në një nga banoret më të pëlqyera nga publiku.