Këngëtarja e njohur argjentinase, Nicki Nicole, ka rikthyer në qendër të vëmendjes thashethemet për një lidhje romantike me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Ajo është parë së fundmi e veshur me fanellën nr. 10 të futbollistit të famshëm, gjatë ndeshjes miqësore të Joan Gamper Trophy kundër Como-s.
24-vjeçarja, ishte mes spektatorëve VIP në stadiumin Johan Cruyff, e shoqëruar nga tre miq të tjerë që gjithashtu mbanin fanellën e Yamal. Marrëdhënia e tyre e supozuar është komentuar gjerësisht pas daljes së përbashkët në festën e 18-vjetorit të Yamal në korrik, ku sipas raportimeve të mediave spanjolle, ata u panë duke ndarë një puthje.
Që nga ajo kohë, dyshja është parë rrallë bashkë, pasi Barcelona ishte në turin para-sezonal në Azi dhe Nicole po fokusohet në karrierën e saj muzikore.

Megjithatë, shfaqja e saj publike me fanellën e tij ka ndezur sërish diskutimet në rrjetet sociale dhe mediat spanjolle, të cilat sugjerojnë se mes tyre ka më shumë se miqësi.