4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

A janë ndarë? A$AP Rocky thuhet se ka tradhtuar Rihannën me mikeshën e saj

- Advertisement -

Marrëdhënia e dashurisë mes Rihannës dhe A$AP Rocky mund të ketë marrë fund. Së fundmi, një thashethem është përhapur si zjarri në twitter, ku pretendohet se reperi e ka tradhtuar këngëtaren me mikeshën e saj, Amina Muadhdi.

Ishte Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, që ndezi rrjetet sociale me këtë spekulim. “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, ka shkruar në llogarinë e tij.

Për disa arsye, fansat e çiftit, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë, nuk e besojnë se ky lajm që po qarkullon është i vërtetë. Vetë dyshja nuk ka komentuar asgjë. Vetëm pak ditë më parë, Rihanna realizoi një set fotografik për Vogue, ku foli për herë të parë për shtatzëninë e saj.

https://twitter.com/LOUIS_via_ROMA/status/1514682647498346501?s=20&t=DVd74DBwpeG6vZ8z-UEQLA

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit