19.6 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

A iu dërgua Kurtit selam nga KS i OKB-së? – “Deklaratat ndaj Kushtetueses rrezikojnë rrënimin e gjykatës”

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në OKB, Jennifer MacNaughtan në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka folur në lidhje me sulmet ndaj Kushtetueses.

Ajo shprehu shqetësim për disa deklarata të fundit që, sipas saj, “rrezikojnë të rrënojnë institucionet shtetërore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese”.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti më herët kishte shprehur kritika për Kushtetuesen, duke thënë edhe se e njëjta po funksionon si hije politike e opozitës.

Madje, drejtuar Kushtetueses, nga ata e tij kishte pasur akuza edhe për vonesë që qëllimshme.

”Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese, vonon e dëmton qëllimshëm”, ishte shprehur ai.

Ndërkaq, MacNaughtan ndër të tjera ka kërkuar edhe formimin sa më shpejtë të Qeverisë dhe nga vendet anëtare të OKB-së, ajo ka bërë thirrje për njohjen e shtetit të Kosovës.

 

Të ngjashme

Të fundit