18.9 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

A ishte i kërcënuar Thaçi në Rambuje? William flet për “ankth dhe stres” pas një fotografie brenda kështjellës

- Advertisement -

Paul Williams po vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës ku po merret në pyetje nga trupi gjykues – kryeishst për periudhën e negociatave të paqes në Rambuje të Francës. Gjyqtari e pyeti nëse Hashim Thaçi ishte i kërcënuar “brenda ose jashtë” kështjellës së Rambujesë.

Williams vendosi një dallim mes Ibrahim Rugovës, Veton Surroit e Bujar Bukoshit – me personin e Hashim Thaçit. Për Rugovën tha se Departamenti amerikan i Shtetit i kishte çuar fjalë Sllobodan Millosheviqit “të mos preket me dorë (hands off)” e po ashtu edhe për Veton Surroin, por se Thaçi ishte mëvete: dhe kishte frikë se tash si krysues i delegacionit shqiptar, kur e fotografoi një fotograf francez, do të targetohej.

“Nuk isha në dijeni specifikisht nëse një person X ka bërë një kërcënim. E mbaj perceptimin e stresit dhe ankthit (të Thaçit), ky fotograf francez gati se nuk i prishi bisedimet e Rambujesë. Ai i fotografoi, dhe Hashimi u përhumb. U bë i agjituar, dhe ishte i ankthshëm që foto të tij në negociata, do të përdoreshin nga Serbia për ta targetuar. Rrallë kishte forograf brenda.

Por ai nivel ankthi për sigurinë personale…kishte nivel ankthi që sepse kishte mbajtur këtë pozitë si krysuees i delegacionit shqiptar, i kishte dhënë fokus më të madh te forcat serbe… Frika të ishte negociator dhe targetimi nuk është frikë joreale. Tash ke target tjetër mbi kokë duke qenë chief-negociator.

Rugova Vetoni Bukoshi ishin më të rehatshëm me protokollin. Bukoshi bënte intervista, ishin rehat. Pasi u tha kjo, Rugova kishte një pozicion të caktuar me duar të lira. DASH ia bëri t ëqartë Millosheviqi, duart larg nga Ruhgova, po të kishin bërë diçka, kjo do të ishte kaluar vijat e kuqe.

Duart larg Vetonit ishin po ashtu”, tha William

Të ngjashme

Të fundit