0.4 C
New York
Saturday, January 4, 2025

Buy now

A iku “ajka” e punëtorëve në vitin 2024?

- Advertisement -

Liberalizimi i vizave u ka hapur rrugë shumë kosovarëve të udhëtojnë për herë të parë në Evropë.

E shumë nga ta e kanë shfrytëzuar për të gjetur punë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Heqja e vizave, sipas kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat Jusuf Azemi, ka ndikuar edhe në largimin e një numri të punëtorëve.

“Mungesa e këtyre punëtorëve vërehet me një numër alarmant dhe mund të themi fatkeqësisht që ajkën e punëtorëve të kualifikuar ma nuk e kemi, është një mungese që më së shumti po i shkakton telashe kompanive private, normalisht edhe neve si shtet”, thotë Jusuf Azemi nga sindikata e sektorit privat.

Madje sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit liberalizimi ka ndikuar edhe në largimin e mësimdhënësve.

“Në fillimet 300 punëtor të arsimit, kishin kërkuar pushim e jam i bindur që një pjesë e tyre këtë pushim e kanë kërkuar për të shkuar jashtë. Ajo çka e freskon SBASHK-un e do të duhej të frikësonte MASHT-in edhe DKA është se ky numër është rritur. Neve na shqetëson më shumë se kuadrot më të mira e kanë këtë tendecë të largimit nga procesi mësimor, sidomos e kam fjalën të mësimdhënësit tanë të lëndës së TIK-ut”, thotë Rrahman Jasharaj nga sindikata e arsimit.

Por ndryshe nga këta punëtorë, ndryshe janë shifrat në sektorin e shëndetësie.

Nënkryetari kësaj Ode, tha se ka rënie të numrit të mjekëve të larguar në vitin 2024.

“Fatmirësisht këtë vit është vërejtur një ulje nëse mundemi të themi këtë vit ka qenë një ulje prej 25%, nga vitet paraprake mjekët të cilët kanë dalë të paktën ata të cilët kanë marrë vërtetim të certifikatës të punës së mirë. Por e kemi një fat të mirë, që Gjermania ka liberalizua janë disa procedura paraprake që ne nuk kemi informatë. Ka lëvizje, por jo në atë mas sa ka qenë”, shprehet Naser Gjonbalaj, nënkryetar i Odës së Mjekëve.

Liberalizimi i vizave u ka mundësuar qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit