22.8 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

A i tha Albright – Thaçit se është penalisht përgjegjës për krime pas hyrjes së KFOR-it? “Absolutisht jo”, thotë Rubin

- Advertisement -

Misetiq: A mbani mend ndonjëherë që Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë këtij udhëtimi (për në Kosovë) që i sugjeronte Hashim Thaçit që ai ishte penalisht përgjegjës për krimet që po kryheshin në Kosovës pas hyrjes së trupave të KFOR-it?

Rubin: Absolutisht jo.

Misetiq: A i ka thënë ajo, sipas mbamendjes tuaj më të mirë, që ishte punë e tij të hetonte dhe përndjekte krimet që po kryheshin?

Rubin: Nuk mbaj mend gjë të tillë, por do të thoja që kjo ishte një gjë që donte ta komunikonte; tolerancën që ajo do të donte që Thaçi ta ndiqte, por jo në hollësinë ligjore me të cilën ju pyetët.

Kur thoni “tolerancën që ajo donte të ndiqej”…

E kam fjalën që ajo (Albright) ishte dikush që përnjëmend e kuptonte rëndësinë e hetimit të krimeve të luftës asisoji që faji individual të përcaktohej, ndërsa faji kolektiv të zhbëhej. Kjo ishte poenta e Tribunalit Ndërkombëtar në çka ajo zinte besë. Që luftat vazhdojnë kur faji kolektiv lejohet të vazhdojë, që njerëzit në përgjithësi paskan bërë diçka, që krime të përgjithshme qenkan kryer, në vend të individëve që në fakt kryen krimet. Dhe duke përdorur procedura reale ligjore për të përshkruar faj individ, ju shmangi ciklin e hakmarrjeve që do të lejonin këto konflikte të vazhdonin. Dhe kur faji kolektiv lejohet të përgjithësohet përmes deklaratime, politikave ose procedurave ligjore atëherë cikli i dhunës vazhdon. Dhe ajo e komunikoi këtë.

Të ngjashme

Të fundit