8 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

A i tejkaluan “keqkuptimet” që i kishin kur shkuan në Hagë, Haradinaj flet për raportet mes Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit

- Advertisement -

Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për përvojën e tij në burg në Hagë dhe raportet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që vazhdojnë të mbahen në paraburgim atje.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Reporteri.net, Haradinaj tha se ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kohës, kanë kaluar shumë mirë mes vete dhe se kanë biseduar edhe për tema politike. Ai ka thënë se të gjitha “keqkuptimet” që kanë pasur ish-krerët e UÇK’së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, atje janë përfunduar.

“Këto keqkuptime e kanë pa edhe ata që janë kanë të panevojshme jashtë, qoftë edhe Selimi, qoftë Krasniqi…Por, kanë qenë tema politike që në fund të fundit ndoshta popullin e kanë shpërnda, por atje këto kanë përfundu dhe as që i mendojnë të tilla. Të paktën flas deri kur unë jam kanë me ta….Flas për krejt grupet që kanë qenë aty”, ka deklaruar Haradinaj.


Madje ka thënë se ata kanë obliguar edhe mbrojtjen e tyre që të bashkëpunojnë mes vete.

“Kanë qenë shumë të lidhur, shumë unik, edhe mbrojtjen e kanë detyru që me bashkëpunu mes vete sepse ti e di mbrojtja keqyr gjithmonë vetëm klientin e tij”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për rutinën që kanë ndjekur gjatë qëndrimit në Hagë, ai dhe të tjerët.

“Dita jeme zakonshme si rutinë është zgjimi në natje, higjiena personale, dalja në dhomën e ditës, kafe e mëngjesit, një mëngjes i lehtë, takimi aty, pastaj disa biseda, lexime. Zakonisht, me lexu ma tepër jemi hy në dhomë kush ka lexu…shikimi i televizionit”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit