Disa ndoshta nuk po e shohin që Fatmir Limaj nuk i kryen shumë punë Albin Kurtit. Problemi i LVV-së nuk është veç për me zgjidhë çështjen e kryetarit të Kuvendit, por për me formu qeveri.
Dhe jo çfarëdo qeverie, i duhet qeveri stabile me mbi 80 vota nëse dëshiron qëndrueshmëri e me zgjatë ma shumë se disa javë e muaj.
Me Limaj, LVV me gjasë nuk i bën as 61 vota, e leremë më shumë. Por edhe nëse po, me zor i mbledh, cka i duhet Kurtit një qeveri me shumicë minimale që zgjat veç disa muaj? Në prill vjen nyja e madhe, presidenti. Dhe aty detyrohen me shku në zgjedhje, dhe gjithcka përfundon.
Pra, çka përfiton Kurti e LVV nga kjo “zgjidhje”? Asgjë. Vetëm e paguan faturën politike në zgjedhjet e ardhshme. Rrëshqet në baltë për një marrëveshje që zgjat sa një kontratë disa mujore. Ndaj edhe motivimi, edhe incentivat për bashkëpunim janë të ulëta, për të mos thënë zero.
Në anën tjetër, çka përfiton Limaj? Asgjë. Ai duhet me i tradhtu shokët e vet, bashkëluftëtarët, po edhe elektoratin, se fushatën e kanë ndërtu mbi retorikën “Anti apo jo me LVV”. Nisma ka pasur dorëheqje të figurave të larta për këtë tashmë n’Prizren.
Kaq shumë dëme, barriera, zhgënjime për një marrëveshje që zor ju sjellë ndon dobi palëve. Prandaj, kjo marrëvedhje nuk duhet shumë e lavërdishme, por as e mundshme.