-0.7 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

A i kontrollon PDK sindikatat në Kosovë? Deputetja Musliu e mohon kategorikisht

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është përgjigjur në emisionin dPT te Fidani lidhur me spekulimet se subjekti i saj qëndron prapa protestave të sindikatave.

Sindikata të ndryshme kanë protestuar në Kosovë këto muajt e fundit lidhur me gjendjen e punëtorëve dhe mospërmbushjen e qeverisë, ndërkohë që pozita i ka quajtur politike këto protesta.

Musliu thotë se është deputete që 5 mandate dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e asnjë takimi ku është folur për organizim të protestave fshehurazi.

“As nuk më kontroll askush si deputete, as nuk e kontrolloj askënd. Nuk kam qenë asnjëherë në asnjë mbledhje ku bëhet thirrje që të protestohet fshehurazi apo manipulohet. Jam deputete që 5 mandate. Ne jemi njerëzit e PDK-së. Dhe kur unë them se për 5 mandate nuk kam qenë pjesë e asnjë takimi të tillë, kush mundet të jetë tjetër?”, ka thënë ajo.  

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit