6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

A i amnistoi Qeveria Kurti huliganët serbë pas sulmeve të njëpasnjëshme në veri?

- Advertisement -

Një sërë sulmesh ndaj qytetarëve, gazetarëve, institucioneve kosovare kanë ndodhur përgjatë muajit nëntor e dhjetor si shkak i dy vendimeve të marra nga shteti i Kosovës. Fillimisht, vendimi për targat e pastaj shpallja e zgjedhjeve në komunat veriore, të cilat u shtynë si pasojë e tensioneve. U intervistuan, arrestuan dhjetëra banditë serbë që kryen këto sulme, disa prej tyre edhe u liruan. Por, për asnjërin prej tyre gjykatat kosovare nuk i dënuan. A u amnistuan ata pas kërkesë së ShBA-ve e BE-së që s’do të ketë lista arrestimesh e as përndjekjesh penale për protestuesit/barrikaduesit e pjesës veriore”. Zyrtarisht, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Sulmet ndaj gazetarëve

Sulmet ndaj gazetarëve nuk ishin të pakta. Në muajin nëntor, kameramani i Gazetës Insajderi, Jetmir Muji u sulmua nga huliganët serbë teksa po kryente punën e tij. Në rastin e tij, u identifikua personi që e sulmoi u arrestua, u intervistua dhe pastaj u lirua.

“Sot, me datën 03.01.2023, zyrtarët policorë kanë intervistuar një person mashkull kosovar (I.M.), pasi i njëjti dyshohej për përfshirje në një rast të mëhershëm. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave policore, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, deklaronte zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sulme pati edhe ndaj gazetarëve tjerë. Persona të maskuar sulmuan një ekip të Klan Kosovës. Me mjete shpërthyese u gjuajt një ekip i RTV Dukagjinit. Gazetarja e televizionit të Dukagjinit teksa ishte duke raportuar live nga rruga e bllokuar në Rudar u gjuajt me mjet shpërthyes.

Ndërkohë ekipi i Klani u gjuajt me gurë, të njëjtit pas sulmit pranuan edhe trajtim mjekësor për shkak se xhamat e veturës së thyer nga gurët i kanë goditur ata në fytyrë.

Përveç tyre sulme pati edhe ndaj gazetarëve të tjerë nga Kosova.

Për këto sulme ka reagoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke i cilësuar si alarmante këto sulme duke shtuar se “sulmet e vazhdueshme përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”. Derisa u kërkua ndihmë nga ndërkombëtarë për siguri.

“Sulmet e vazhdueshme përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe pengojnë raportimin për zhvillimet në veri. Andaj, AGK-ja, kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar” – thuhej në reagim.|

Edhe presidentja, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Twitter” reagoi për sulmet ndaj gazetarëve. Tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, shkruante ajo./insajder

Demolimi i zyrave të KZZ në Veri

Ndjenjë pa siguri tek qytetarët në Veri ngjalli edhe rasti i shkrepjes me armë e mjete shpërthyese ndaj zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut e Zubin Potok.

Serbët përveç kundërshtimit politik kundërshtuan edhe në terren. Banditët serbë në mbrëmjen e 6 dhjetorit demoluan zyrat e KKZ-së kjo për shkak vendimit të presidencës për mbajtjen e zgjedhjeve me 18 dhe 25 dhjetor për katër komunat veriore; Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës që mbanë datën 6 dhjetor.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë”, siç tha presidentja zgjedhjet u shtynë për 23 prill të 2023.

“Duke u bazuar në zhvillimet dua të ju njoftoj qe kam pasur kontakte edhe me institucione të BE-së dhe më kanë thënë që nuk do të marrin pjesë për vëzhgim për shkak të kohës së shkurtër. Bazuar në këto vlerësime propozimi ishte që të shtyhen zgjedhjet për kryetarë komunash. Erdhëm në përfundim të shtyhet për në prill”, deklaroi Osmani para gazetarëve.

Arrestimi e lirimi i shpejt i Dejan Pantiqit

“Sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor”, kështu ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla teksa po e proklamonte si sukses arrestimin e njëri prej të dyshuarve për sulm ndaj zyrave të KQZ-së në Veri.

Sveçla potencoi se Pantiq akuzohej për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Me 10 dhjetor, Policia e Kosovës e ndaloi në pikën kufitare në Jarinjë ish-zyrtarin policor, ish-pjesëtarin e MUP-it, i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiq.

Në fund të muajit dhjetor Pantiq përkundër akuzave të rëndë u lirua.  Atij iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

“Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore ndryshim të masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak, ndaj Dejan Pantiqit. Ne e kemi aprovuar këtë kërkesë”, konfirmoi zëdhënësja e gjykatës për Insajderin.

Paraprakisht, në po atë ditë të 28 dhjetorit i pari i qeverisë deklaroi në mbledhjen se nuk “bisedojnë me kriminelë, por i arrestojnë”. Por, ende pa përfunduar mbledhja i akuzuari për terrorizëm, Dejan Pantiq për të cilin u barrikadua i gjithë veriu, u lirua nga paraburgimi.

Përveç Pantiqit, me 6 mars u lirua edhe Miljan Axhiq nga Zveçani, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në vendkalimin në Jarinje, ai tani po mbrohet në liri.

Axhiq është një nga tre serbët e arrestuar me 9 dhjetor të vitit të kaluar, arrestimi i të cilit u pasua me barrikada në veri të Kosovës. Ai akuzohet për një sulm të dyshuar ndaj një zyrtari.

Sulmi ndaj policit

Vetëm disa ditë pas, një zyrtar i Policisë së Kosovës u lëndua nga huliganët serbë.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ekrem Neziri mbeti i lënduar në krahë në mbrëmjen e 8 dhjetorit në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit. Ai dhe kolegët e tij u gjuajtën me armë të gjata nga serbë. 40 vjeçari për disa ditë qëndroi në spital për trajtim.

“Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”.

“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”, thuhej në raportin e Policisë.

Gjatë qëndrimi në spital, polici i lënduar u vizitua nga kryeministri i vendit, Albin Kurti. Pas takimit me të ai tha se “ Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, por sot e tre muaj ende nuk dihet se kush janë e janë dënuar sulmuesit e Nezirit dhe kolegëve të tij.

Sulmi ndaj EULEX-it

Në mbrëmjen e 10 dhjetorit, cak i sulmit nga serbët ishte edhe një patrullë e Misionit të EULEX-it në veri.

Misioni i EULEX-it bëri me dije se, një patrullë e vëzhguesve të EULEX-it u sulmua me një shok-bombë në afërsi të Rudarit në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit thuhej se nga ky sulm fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, thuhej në njoftim.

Pas krejt këtyre sulmeve reaguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shprehën të shqetësuar për situatën që ishte krijuar në veri të Kosovës. Duke i dënua sulmet kriminale, përmes një deklarate të përbashkët, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, kërkuan largim të menjëhershëm të barrikadave të vendosura në veri.

“Palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”, thuhet mes tjerash në reagim.

Pas kësaj kërkese barrikadat në Veri u larguan pas pothuajse tri javësh bllokim. Ndërkohë zgjedhjet për katër komunat në Veri pritet të mbahen me 23 prill.

ShBA dhe BE thanë se Kosova ka dhënë garanci që s’do të ketë lista arrestimesh e as përndjekjesh penale për protestuesit/barrikaduesit e pjesës veriore, “garancë” kjo të cilës iu ra si bori e fitores serbe nga autoritetet atje./Insajderi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit